Vdekja e Anxhela Mecanit në Itali, çfarë ndodhi me 63-vjeçarin e arrestuar

Vdekja e Anxhela Mecanit në Itali, çfarë ndodhi me 63-vjeçarin e arrestuar

289
0
Shares

Ndalimi dhe marrja në pyetje për disa orë i një 63-vjeçari italian nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara nga hetuesit italianë në provincën e Cuneo.

Ai u ndalua pasi dyshohet se është klienti i fundit i Anxhela Meçanit, prostitutës 20-vjeçare shqiptare, e cila u gjet në gjendje kritike orët e para të së dielës në Torino dhe ndërroi jetë 13 orë më vonë në spital.

Zhvillimet e papritura ndodhën pasditen e së enjtes, kur agjentët e policisë shoqëruan nga shtëpia e tij një burrë në Fossano dhe e çuan në polici për ta marrë në pyetje.
Sipas Corriere della Sera, makina e tij Mercedes u sekuestrua dhe iu nënshtrua disa inspektimeve, për të kuptuar nëse është ai mjeti me të cilin u përplas për vdekje e reja shqiptare.

Por pas një nate të tërë të kaluar në polici, 63-vjeçari është lënë i lirë, pasi për momentin mësohet se autoritetet italiane nuk kanë mundur të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për arrestimin e tij.

Hetimet tashmë vijojnë për të kuptuar rolin që ka pasur 63-vjeçari në këtë krim, për të kuptuar mbi të gjitha si vdiq Anxhela, nga kush u përplas dhe përse.

Ndryshe nga sa u dyshua dhe raportua në fillim, se 20-vjeçarja shqiptare u dhunua barbarisht dhe më pas u hodh në rrugë nga një makinë në ecje, rezultatet e autopsisë i kanë hedhur poshtë të dyja këto versione.

Sipas mjekut ligjor, e reja është përplasur nga një automjet, që më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kjo shpjegon edhe frakturat e shumta të gjetura në trupin e së resë, që duket se janë bërë nga impakti i përplasjes, e jo nga dhuna dhe hedhja në rrugë.

Kur u transportua për në spital, Anxhela mësohet se u foli mjekëve për një klient, që ndoshta nuk e kishte paguar dhe i tha se kishte rënë nga një automjet.

“Ai burri nuk më pagoi, pastaj rashë”, mësohet të ketë artikuluar e reja.

Kjo dhe rezultatet e autopsisë ngrenë hipotezën se klienti i së resë nuk ka pranuar ta paguajë dhe e ka zbritur atë nga makina. Më pas është nisur me shpejtësi duke e marrë përpara, e duke e lënë për të vdekur në rrugë. Ishte një udhëtar i rastit që e gjeti të renë, e cila vdiq më pas në spital.

Falë tabulateve telefonike dhe pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë në rrugë, hetuesit mbërritën tek 63-vjeçari në Fossano.

Megjithatë, të paktën për momentin duket se nuk ka ende prova që ta bëjnë këtë të fundit përgjegjësin kryesor të vrasjes së shqiptares, e cila kishte shkuar në Itali me ëndrrën për t’u bërë balerinë dhe përfundoi duke u prostituuar në rrugët e periferisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY