Olta Xhaçka:Me Lurën duhet të mburret e gjithë Shqipëria

Olta Xhaçka:Me Lurën duhet të mburret e gjithë Shqipëria

131
0
Shares

Aspirata jonë për Lurën është që me të, mos të krenoheni vetëm ju dhe qarku i Dibrës, por e gjithë Shqipëria sepse ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Kështu iu drejtua sot banorëve të Lurës ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë takimit për Projektin e zhvillimit të Lurës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Kryeministri Rama na ka bërë të gjithë bashkë këtu nga të gjitha institucionet që e kanë fushë përgjegjësisë jo vetëm investimin në turizëm dhe rivitalizimin e zonës , por në çdo fushë tjetër që vlen për të zhvilluar Lurën për t’i shtuar mirëqenien kësaj zone dhe për ta bërë burim krenarie për potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe agroturistik që ka kjo zonë”, – theksoi ajo.

Ministrja theksoi se Lura është një vend që për shkak atë rrugës shumë të keqe, distancës , izolimit vizitohet shumë rrallë, madje vizitohet rrallë edhe nga politkanët vetëm në raste fushate elektorale dhe të zgjedhjeve.

Por sot, vijoi ajo, nuk kemi ardhur as për fushatë as për zgjedhje, por kemi ardhur sepse kryeministri na ka bërë bashkë në një fushatë llogaridhënie në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në qendrat e bashkive dhe njësive administrative, por kudo ku banojnë qytetarë që ne u shërbejmë për të bërë një diskutim sy më sy e ballë për ballë me gjithësecilin për shqetësimet, nevojat për të bërë një vlerësim të punës së qeverisë në këtë mandat të dytë qeverisës.

“Sot falë vëmendjes që ka kjo zonë e mrekullueshme, falë edhe vëmendjes së qeverisë kjo zonë po rikthen një pjesë të atyre njerëzve që pati humbur në 20 vite me radhë”, nënvizoi Xhaçka duke shtuar se pa diskutim vëmendja jonë është për t’i kthyer Lurës atë që i takon.

Sipas saj, prioriteti i qeverisë është ti kthejë Lurës vëmendjen, atë që i takon.

“Aspirata jonë dhe juaja për Lurën është një investim i gjithanshëm duke filluar nga rruga e asfaltuar, tek rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm, tek kanalizimet e ujërave të zezë, deri tek mbështetja që do ti japim ekoturizimit, agroturizimit dhe atyre që janë vlera kryesore e kësaj zone siç janë bujaria, mikprtija mes bujitnave, ushqimit të jashtëzakonshëm etj”, tha Xhaçka.

“At Gjergj Fishta ka thënë se nëse do të shohësh dhe njohësh Shqipërinë patjetër duhet të shoshësh dhe njohësh Lurën dhe bukurinë e saj të mahnitshme”, tha Xhaçka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY