Trafiku i refugjatëve, dy të rinj nga Gjirokastra arrestohen në Fier. I...

Trafiku i refugjatëve, dy të rinj nga Gjirokastra arrestohen në Fier. I morën 1200 euro pakistanezëve

105
0
Shares

Dy të rinj nga Gjirokastra janë arrestuar prej Policisë së Fierit. Ata janë Sh.K, 23 vjeç dhe H.S, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Policia thotë se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në bashkëpunim me njeri- tjetrin ata i kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 personave nga Pakistani.

Në këmbim të kësaj, dy të rinjtë përfituan 1200 euro. Pakistanezët hynë në territorin shqiptar përmes pikës së Kakavijës, ndërsa do të kalonin tranzit për të shkuar në Itali. Cështja në ngarkim të dy të ndaluarve nga Gjirokastra i kaloi për hetim Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY