Të miturit shqiptarë masakrojnë tunizianët, të plagosur edhe 4 policë

Të miturit shqiptarë masakrojnë tunizianët, të plagosur edhe 4 policë

123
0
Shares
L'ingresso del centro di prima accoglienza dell'istituto penitenziario minorile di via del Pratello a Bologna

Katër policë mbetën të plagosur pas një përleshje mes të burgosurve në burgun e të miturve në Bolonjë të Italisë.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në mensën e burgut, teksa protagonistë të sherrit kanë qenë shqiptarë dhe tunizianë.

Mediat italiane thonë se një prej katër oficerëve të plagosur është goditur me karrige.

Sherri nisi për shkak të njërit prej të burgosurve, shtetësia e të cilit nuk është bërë e ditur, i cili më parë ishte largua nga struktura për shkaqe rendi e sigurie.

Edhe mbrëmjen e mëparshme ishin vënë re momente tensioni për shkak të tij.

Autoritetet kanë kërkuar dënim shembullor për të burgosurit e përfshirë në sherr, ndërkohë që kanë shprehur edhe pakënaqësinë për rikthimin e personit të larguar më parë si shkaktar trazirash

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY