ENVER BYTYCI/ Bumerang

ENVER BYTYCI/ Bumerang

408
0
Shares

1. – Ti je për për postin e ministrit të Brendshëm. E kam menduar gjatë. Askush më mirë se ti nuk mund t’i përgjigjet disa kushteve:- Së pari, plotësimit të interesave tona për pasuri e para, më pas luftës kundër opozitës dhe më tej akoma, nevojës për një performancë në dukje mahnitëse.
Ky ishte arsyetimi i asaj dite shtatori 2013, kur kryeministri i Arrnautistanit emëroi ministrin më të rëndësishëm të kabinetit të tij. Ai donte që përmes këtij ministri të rriste burimin e të ardhurave për vete e për partinë, me qëllim që të konkuronte partinë në koalicion, të cilën e shihte si rrezik edhe për postin partiak. Më pas filloi skenari vijues: – Çmontimi i rrjetit të kazinove të mëparshme dhe ngritja e një rrjeti tri herë më të fuqishëm se ai i pari. Vëllai i kryeministrit do të ishte kujdestari i këtij biznesi të favorshëm për shtimin dhe pastrimin e parave. Dhe për hir të së vërtetës këtu kryeministri pati sukses.
2. I mori nga rruga, nga burgjet, nga grupet mafioze dhe kriminale dhe shumë kriminelë i futi në parlament, i bëri kryetarë bashkish, drejtorë, u dha pushtet, me qëllim që t’i përdorte për të rritur pasurinë e tij dhe të përdorte forcën për mbajtjen dhe konsolidimmin e pushtetit. Opozita duhej mposhtë edhe e forcën e kriminelëve! Ndaj i mbrojti dhe vazhdon t’i mbrojë, madje me zell të tepruar e grusht të hekurt. Por edhe këtu u ndodh para të papriturave. “Djali i mirë” Luli, ia prishi gjumin, ia zbuloi lidhjet e për pasojë erdhi bummerangu tjetër. BE, vendet demokratike, bënë presion që Arrnautistani të pastrohet nga kriminelët në pushtet e në parlament. Tani bashkëpunon përsëri me këta krimminelë, por ata jashtë strukturave të shtetit kanë më pak forcë që t’i japin kryeministrit atë fuqi që ai do të dëshironte!
3. Më pas duhej rrit dhe kontrolluar trafiku i drogës. Për ta fsheh qëllimin dhe eleminuar atë pak konkurencë të Lazaratit duhej eleminuar kjo vatër e rrezikshme antiqeveritare e kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Dhe pas kësaj duhej kanabizuar e gjithë Shqipëria, duheshin njëmijëfishuar parcelat e drogës si dhe të ardhurat nga trafiku i saj. Pas “fitores” në Lazarat mediat do të ishin të zëna me “suksesin” spektakolar të policisë. Por edhe nëse do bëhej zhurmë për kultivimin dhe trafikimin e njëmijëfishuar të kanabisit, kjo do ta kishte një të mirë: Pas kësaj zhurme do të fshihej trafiku i kokainës dhe heroinës. Nuk do të tërhiqte vëmendjen tregtia e majme e mallit kolumbias e të Afganistanit. Për këtë rrjeti ishte krijuar që në opozitë. Emra të njohur të pinjollëve të diktaturës do të ishin në krye të rrjetit. Ata ishin të besueshmit e kryeministrit dhe kishin marrëdhënie të ngushta edhe e ministrin e Brendshëm. Vëllai i kryeministrit do të kishte dhe këtu rolin e supervisorit të operacioneve të trafikut dhe fitimeve. Të gjitha këto miliarda do të shkonin në llogaritë offshore dhe në fushatat elektorale. Sepse në fund të fundit duhet pushteti që të riqarkullosh e të rifitosh paratë e drogës.
Por gjithçka u kthye në bumerang. Droga u përhap kudo. Liderët që hartuan projektet e saj u panë në disa kryeqyteteve europiane nën shoqërinë e trafikantëve. Si tangent OSBE përmendi shumat qindramilionëshe të grumbulluara nga tregëtia e drogës. Italia, Greqia, Gjermania, Spanja, Hollanda, Anglia, Zvicra u mbushën e prodhimet bio të kanabisit shqiptar. Qindra kilogramët e kokainës dhe heroinës zunë për herë të parë në historinë e shtetit portet e vendit. U shpikën për herë të parë “avionët e drogës”! Ministri I Brendshëm u kallxua si bashkëpunëtor i trafikantëve. Ministri tjetër përballet me akuzën për mbrojtjen e vëllait trafikant të dënuar në Itali. Kryeministri vazhdoi t’i mbrojë ata. Më në fund Europa e shqetësuar u detyrua të thotë “MJAFT është MJAFT”! dhe mbylli perspektivën europianëve të shqiptarëve. Hapja e negociatave u kushtëzua me kokën e mafies. Kryeministri është në dilemë: “Ta lëshojë apo ta mbajë ministrin e tij më të besuar”! Në fakt ai do ta lëshojë, por nuk e lëshon atë ministri! Prandaj e mban! Por edhe varur gjithë jetën nuk rrihet! Hip në lis të vrava, zbrit nga lisi të preva”, bela e madhe për kryeministrin e Arnautistanit!
4. Sapo erdhi në zyrë projektoi konflikt. Jo thjesht për të trembur kundërshtarët politikë. Me një arësyetim më të thellë, më një qëllim më të largët. Vazhdimësia e pushtetit duhej garantuar. Shitblerja e votës përmes parave të drogës mund të mos kishte efekt. Atëherë konflikti, presioni, varfëria, pasiguria, pashpresa do t’i detyronte arnautët të iknin nga ky vend. Jo pak, por me këtë skemë largoi nga vendi mbi 300 mijë shqiptarë, së paku 90 përqind e të cilëve janë votues të sigurt të opozitës. Llogaria ishte e thjeshtë: Gati gjysma e votuesve kundër nuk do të mund ta shprehnin më vullnetin e tyre politik, as nuk kishin mundësi të protestonin e reagonin. Shkurt pushteti do garantohej, tepsia do t’i takonte vetëm atij, që në takimet me publikun përgjërohet për “drejtësi” “civilizim”, “shtet”, “ligj”! Ndërsa 370 mijë të tjerë, ose dhjetëfish më shumë se 6 vite më parë, do aplikonin për llotarinë amerikane. “Le të ikin, thyefshin qafën, mjafton të më lenë të qetë” në “perandorinë time”, përshpërit shpesh kryeministri i vendit më të varfër në Europë!
Por edhe kjo u shndërrua në bumerang. Europa e shqetësuar tha se këtë vend nuk mund ta bëjë pjesë të unionit sa kohë eksporton refugjatë. Kryeministri i Arnautistanit fillimisht bëri presion: “Më pranoni, ose unë lidhem e të tretë”! Tani u përgjërohet europianëve: “Amani, hapni negociatat, se do t’i rikthej të gjithë refugjatët, ku janë e ku s’janë në atdheun tim”! Në fakt europianët e kanë njohur tashmë faktin se kryeministri i Arrnautistanit thjesht luan teatër. Edhe injorantët e kuptojnë se “pleshtat nuk hyjnë në thes”! Thjesht përgjërohet!
Bumerangu i pritshmërive të kryeministrit të këtij vendi të varfër nuk mbaron këtu. Ai deshi të bëhej Adenauer ose De Goulle, por janë pikërisht liderët e Francës dhe Gjermanisë që ia mbyllën derën edhe si kryeministër ordiner. Ai deshi të hynte në histori si kryeministri më jetëgjatë, ndaj dhe imitoi Mehmet Shehun. Në vend të pushkatimeve bën shkarkime kolektive, siç bëjnë mbretërit, ku sundon absolutizmi! Por dhe kjo po i kthehet në bumerang. Jo pak qytetarë po ia mbathin patkojt mbrapsht!
Durimi ka një kufi. Edhe nëse do ta duronin shqiptarët, nuk do ta bënin këtë ndërkombëtarët, pavarësisht joshjeve për hapjen e kampeve të refugjatëve apo qendrave të rehabilitimit të luftëtarëve të ISIS. Shqiptarët dhe bota kanë kuptuar tashmë se një kryeministër që ka nevojë të rehabilitojë vetën e ka të pamundur të rehabilitojë kriminelët., e të bëhet patericë e Europës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY