Rama spektakël me Lurën, që se përfshiu tek financimi i 100...

Rama spektakël me Lurën, që se përfshiu tek financimi i 100 fshatrave turistikë!

307
0
Shares

Nga Mina Hysa

Edi Rama ishte sot në Lurë dhe foli live për minuta të tëra, harxhoi kohë televizive në satelit, rrjedhimisht të kushtueshme në një aktivitet të quajtur “Për prezantimin e projektit të zhvillimit të Lurës”. Vizita e një kryeministri në çdo pjesë të territorit është normale, por sot në Lurë Rama edhe pse përballë një grupi qytetarësh me bindje të majta dhe votues të PS, madje disa kanë shkuar nga Tirana dhe Dibra me porosi partie, për të shtuar atë grusht njerëzish që e pritën, dëgjoi prej tyre atë çfarë kjo qeveri nuk ka bërë 5 vjet!


Regjia e Rilindjes si dhe në takimet e  tjera, nuk ka mundur dot të ndalojë pakënaqësinë qytetare që i përplaset në sy kryeministrit duke ia numëruar një nga një premtimet e pambajtur dhe madje deklaruar si dhe sot në Lurë nga një prej banorëve kur i tha Ramës:  S’ka nevojë të na rikonstruktosh kullat se ia dalim vet, por na bëj rrugën se ti të gjitha daljet i ke reklamë për vete, jo vetëm në Lurë por dhe në gjithë Shqipërinë!


Aty Rama e humbi toruan dhe nis të bëj leksione, sic rëndom e bën në pseudodëgjesat e tij.
Në Lurë ia numëruan të gjitha; e nisën me mungesën e infrastrukturës rrugore, ku mrekullia e natyrës është thuajse e izoluar pasi mundësia e qarkullimit të qytetarëve apo dhe turistëve është tejet e vështirë, qoftë nga lidhja me Rrëshenin apo dhe Dibrën, si dhe mes fshatrave me njëri-tjetrin, pa harruar as vështirësinë që të ngjitesh te liqenet!. I thanë që furnizimi me energji vjen nga Fushë-Alie (kur Lura ka dy HEC-e), ku në dimër shpesh telat këputen dhe mbeten në erresirë!

I thanë se kanë burime ujore pa fund që mund të furnizojmë dhe Dibrën, por nuk vadisin dot tokat e tyre!. I thanë që shkollat janë pa çati dhe pikojnë dhe mbeti pa fjalë sa nuk ktheu përgjigje, i thanë që shëndetësia është derexhe ku veç mjekut që vjen, nuk ka as dhe një aspirinë. I thanë që të punësuarit janë me shkollë të mesme dhe mbeten pa u punësuar ata që kanë mbaruar të lartën!

I thanë që zona ka nevojë për mbështetje nga qeveria që të zhvillohet turizmi së pari duke zhvilluar infrastrukturën dhe ripyllëzuar pyjet pas një pastrimi të plotë që t’i bëhet zonës. Iu ankuan dhe për nivelin e ulët të jetesës, spastrimeve të administratës, pagave dhe pensioneve të ulëta me të cilat siç i tha një banorë i Lurës me 56 mijë lekë të vjetra pension, po të mos kisha fëmijët në emigracion do vdisja për bukë!. Për të mos u ndalur më në ankesat e tjera të qytetarëve të Lurës, e çfarë nuk i thanë Ramës, por ai dëgjoi, u zu me ata që nuk i bën elozhe, i këshilloi, premtoi siç ka bërë prej fushatës së vitit 2013 e në vazhdim, bëri lojë fjalësh, jo projekti, jo financimi i turizmit familjar etj, dhe pa asgjë konkrete iku për drekë!. Nesër do jetë në Dibër e më pas në Klos me të njëjtin zhargon fjalësh, me të njëjtën propogandë ku do ta ngrejë nivelin e spektaklit me rrugën e Arbërit përballë administratës së kërcënuar të dale  në takim.

Si në gjithë Shqipërinë, edhe në Lurë tha fjalët e përgjithshme, por asgjë konkrete se çfarë realisht do të bëjë Rama për Lurën. Nuk premtoi asgjë konkrete. Siç më tha një banor i Lurës: Erdhi, dëgjoi, nuk pranoi dhe premtoi asgjë të prekshme dhe iku për drekë!

Por sa seriozisht e ka Rama zhvillimin e Lurës?! Unë shpresoj ta ketë dhe nëse do të bëjë diçka do ishte gjë e mirë, por nuk shpresoj dhe besoj aspak, kjo për faktin se ende nuk ka asnjë projekt zhvillimi si nga Bashkia Dibër ashtu dhe nga qeveria Rama. Eshtë kokëfortë fakti se qeveria e Edi Ramës nuk e ka listuar, Lurën këtë mrekulli të natyrës shqiptare tek financimi i 100 fshatrave turistikë që gjoja do të bëjë këtë mandate.

Ka zgjedhur psh; të përfshijë tek 100 fshatrat turistikë 14 fshatra në Gjirokastër dhe 13 në Vlorë dhe mirë ka bërë nëse do e mbajë premtimin, por Lurën nuk e ka përfshirë në modelin e Rilindjes Urbane,  program sipas qeverisë i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi ku do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik. Sipas njoftimit të qeverisë këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Pyetja që i shtrojmë sot kryeministrit është: A nuk e ka Lura këtë potencial turistik, kulturor dhe historik?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY