Paloka: Rama vetofrohet për refugjatët të mos dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn

Paloka: Rama vetofrohet për refugjatët të mos dorëzojë Tahirin dhe Xhafajn

77
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama e ka më të lehtë të mbushë vendin me terroristë e refugjatë se sa të dorëzojë Tahirin e Xhafajn.

Sipas tij, Rama është gati të vetëofrohet për armë kimike dhe jo të ndalë krimin e organizuar e trafikun e drogës.

“Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij,” shkruan Paloka.

Statusi i plotë

“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”, thote Rama per median austriake.

Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.

Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.

Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.

Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .

Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.

Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”…!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY