Gënjeu zyrtarët/ Shqiptari pjesë e FBI-së britanike, gjurmohet në Vlorë

Gënjeu zyrtarët/ Shqiptari pjesë e FBI-së britanike, gjurmohet në Vlorë

175
0
Shares

Shqiptari, i cili hyri  në Britani të Madhe duke u hedhur anën e pasme të një kamioni dhe duke gënjyer policët se ishte një refugjat kosovar, gjurmohet në vendpushimin e tij turistik bregdetar në Vlorë pas 6 vitesh shpallje në kërkim.

Daily Mail shkruan se Elidon Habilaj, 40 vjeç, kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar me një emër të rremë me pretekstin se po i largohej Kosovës së shkatërruar nga lufta e 1998. Pasi arriti të merrte shtetësinë, u zbulua se kishte gënjyer dhe autoritetet në mungesë të tij e dënuan me 18 muaj burg. 

Kush ishte Elidon Habilaj?

Ai kishte punuar në policinë britanike si pjesë e FBI-së dhe e  agjencisë kombëtare të Krimit. Agjencia e Krimeve kishte hetuar Habilajn, pa e kuptuar se ai ishte punonjës i saj. 

Shqiptari arriti në Britani në vitin 1998 dhe pretendonte se ishte një kosovar me emrin Bekim Ademi. Ai tregoi se vëllai i tij ishte torturuar me vdekje dhe babai i tij ishte  vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai u punësua nga Policia Metropolitane dhe më vonë Soca, ku punoi si një oficer i shërbimit të fshehtë në ekipin e tij të vendndodhjes në Londër, duke ndihmuar në gjetjen e kriminelëve të dyshuar të kërkuar për ekstradim.

Më në fund, ai u demaskua pas kontrolleve të cilat zbuluan se ai kishte lindur në Shqipëri dhe jo në Kosovë, ai nuk kishte një vëlla dhe babai i tij ishte gjallë dhe ende jetonte në qytetin e tij.

Pasi ai u arratis para gjyqit, gjyqtari Martyn Zeidman QC lëshoi ​​një urdhëresë për kapjen e tij dhe arrestimin e  Habilajn nëse ai gjurmohet. Urdhëri mbetet ligjërisht në fuqi derisa i  dyshuari Habilaj të kapet ose të kthehet vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë angleze.

Përgatiti: K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY