DETAJE/ “Detektivi” grek i pajisjes së dyshimtë, hyri 20 herë në Shqipëri...

DETAJE/ “Detektivi” grek i pajisjes së dyshimtë, hyri 20 herë në Shqipëri në 2 vjet

107
0
Shares

Detaje të reja dalin lidhur me shtetasin grek Iraklis Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi, i cili u ndalua në Rinës me një pajisje të dyshimtë përgjimi.
Mësohet se shtetasi grek ka hyrë 20 herë në Shqipëri në dy vitet e fundit.
Ai ishte kontraktuar nga një kompani telefonike, e cila pas ndalimit të tij në Rinas, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një kopje të kontratës me shtetasin grek.
Iraklis Dragounis rezulton të jetë pronar i një kompanie me qendër në Qipro dhe ofron shërbime në fushën e sigurisë.
Shtetasi grek, që po largohej nga Shqipëria me një pajisje që dyshohet se mund të përdoret për përgjime, është ndaluar pasditen e së dielës në Aeroportin e Rinasit.
Pajisja e dyshimtë është zbuluar gjatë kontrolleve të bagazheve të udhëtarëve nga forcat e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.
Në këtë moment është konstatuar se valixhja ishte në pronësi të një shtetësi të huaj.
Pronari i objektit të dyshimtë është 52-vjeçari Iraklis Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi, i cili është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Kufitare fillimisht në komisariatin e Rinasit.
Më pas në komisariat kanë mbërritur oficerët e Antikrimit Ekonomik të Tiranës, që e kanë shoqëruar në Drejtorinë e Qarkut, ku ai është marrë në pyetje.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Ioanis Dragounis, 52 vjeç, banues në Greqi, pasi në PKK Rinas iu gjet e iu bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY