Vjedhja e bagëtive/Blegtorët në alarm

Vjedhja e bagëtive/Blegtorët në alarm

202
0
Shares

Fokusi i vjedhjeve në disa rrethe të vendit është zhvendosur tek  bagëtitë. Për banorët e Gjoricës në Bashkinë e Bulqizës, kjo është kthyer në shqetësim.

Rasti më i fundit është grabitja e tre lopëve një familjeje në fshatin Crenec. Sabri Miftari tregon  se në të njëjtën natë, pjesë e grabijeve u bënë e familje të tjera.

Sabri Miftari: “Më kanë vjedhur 3 lopë dhe një viç. Kërkoj ndihmën e policisë e organeve kompetente. Me bagëtinë siguroja të ardhurat për të jetuar.”

Vetëm në pak kohë rreth 100 lopë janë grabitur vetëm në Tiranë dhe me dhjetra të tjera në fshatrat e myzeqesë. Banorët kanë denoncuar rastet dhe presin për kapjen e autorëve të mundshëm. Mendohet se  kafshët përfundojnë ne thertore e më pas në treg për mish.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY