SKANDAL/ Qendra shëndetësore kthehet në banjo publike

SKANDAL/ Qendra shëndetësore kthehet në banjo publike

205
0
Shares

Qendra shëndetësore e Zemblakut ndodhet në të njëjtin vend me banjot publike të fshatit. Edhe pse ka për funksion t’i shërbejë  shëndetit të banorëve, ajo në fakt është kthyer në një zonë nga ku burojnë infeksione dhe rritet rreziku për sëmundje.

Në këtë godinë, nuk ka vënë dorë askush dhe kjo po sjell degradimin e saj vit pas viti. Banorët ankohen për Abc News, se era e rëndë e banjove përhapet edhe brenda ambienteve  të qendrës shëndetësore dhe personeli duhet të punojë dhe shërbejë në kushte të tilla.

Më shumë se 1.500 banorë i drejtohen kësaj qendre dhe u duhet të luftojnë mes infeksioneve dhe kushteve të frikshme në të cilat ofrohen shërbimi shëndetësor. Ankesat e banorëve për ta zhvendosur qendrën në një tjetër ambient, kanë rënë në vesh të shurdhët. Bashkia e Maliqit, nuk ka bërë ende asnjë lloj ndërhyrje.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY