Marjana Kondi, ministres : ”Mëso emrat e punonjësve të tu, debile, plehrë”

Marjana Kondi, ministres : ”Mëso emrat e punonjësve të tu, debile, plehrë”

278
0
Shares

Nuk janë të pakta konfrontimet dhe përplasjet  për çështjen e teatrit. Pas takimit të djeshëm mes artistëve dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Sipas mesazheve të publikuara në BalkanWeb, incidenti ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu adresuar me emrin e gabuar, “ Si je Marjeta?”.

Ndërkohë Kondi i është përgjigjur  “Hë mi Hajrie, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”

Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!” Revolta e Kondit vjen si pasojë e konfliktit të hapur me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër.

Ndërkohë që reagimi i ministres, ka qënë i qetë duke e tejkaluar situatën dhe duke vijuar takimin me  aktorët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY