Ramës s’i pëlqejnë pyetjet për trafik droge, “i jep mend” gazetarit austriak:...

Ramës s’i pëlqejnë pyetjet për trafik droge, “i jep mend” gazetarit austriak: Merruni me drogën në Francë e Holandë

116
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median austriake profil.at, ku ka folur rreth euro-integrimeve të Shqipërisë.

“Nëse Shqipëria ndihmon BE kundër ngritjes së forcave anti-europiane dhe populliste, atëherë unë do e kuptoja shtyrjen e hapjes së negociatave. Megjithatë, ne kemi bërë gjithçka çfarë na është kërkuar prej BE-së,” tha ai, përcjell albinfo.ch, duke përmendur si sukses të qeverisë miratimin e Vetingut sëbashku me opozitën.

Vende që akoma kanë dyshime për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë Franca, Hollanda dhe Danimarka.

Në lidhje me refugjatët Rama shtoi se nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë hyrë 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani.

“Është një numër i vogël. Nuk duam të ndërtojmë gardhe në kufi. Nëse rritet numri i refugjatëve, atëherë do marrim ndihmë nga BE,” tha ai.

Në fund ai tha se kundrejt ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka kërkesë ekstradimi nga Italia dhe se kur është puna e luftës kundër drogës, e përfundoi me një pyetje retorike..

“Kur bëhet fjalë për drogë çdoherë në shqiptarët jemi fajtorë. Por kush flet mbi problemet e drogës në Hollandë ose Francë?”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY