EMRI/ Mallakastër, demokracinë “e shijoi” në arrati, arrestohet pas 27 vjetësh i...

EMRI/ Mallakastër, demokracinë “e shijoi” në arrati, arrestohet pas 27 vjetësh i dënuari me 25 vjet burg për vrasje

190
0
Shares

Një 79-vjeçar i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje është arrestuar nga policia në Mallakastër. Ai është Kadri Rustemi, banues në Lavdan dhe është autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin ’91.

“Me vendim Gjykate Nr. 38 datë 26. 12. 1996, ky person është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, sqarohet në një njoftim të policisë.

Më 26 Korrik të vitit 1991 Kadri Rustemi ka vrarë me armë gjahu një person me iniciale Xh. H., dhe ka tentuar të vrasë një tjetër, A. H., banues në Mallakastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY