FOTO/ Vetting-u, “në duart” e qenit me emrin Xhina

FOTO/ Vetting-u, “në duart” e qenit me emrin Xhina

159
0
Shares

Xhina e racës pastor është një nga qentë antieksploziv, detyra e të cilit është të kontrollojë çdo ambient ku kalojnë trupat e Vetting-ut të të dyja shkallëve si edhe 8 përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Për të ruajtur secilin prej tyre, ndonëse nuk dihet se nga kush, në Gardën e Republikës është ngritur Drejtoria e Vetting-ut që përbëhet nga një numër i madh gardistësh, që nga truproja deri tek siguruesit e objekteve. Përveç Xhinës, një tjetër verifikon nëse në sallë ka substanca helmuese.

Pak minuta përpara se të nisin seancat e Vetting-ut, Drejtoria e Vetting-ut kryen kontrolle të rrepta jo vetëm në sallën ku mbahen seancat, por edhe aty ku kalojnë përfaqësuesit e trupave të vetting-ut. Çdo mëngjes vetting-u, Pallati i Kongreseve kontrollohet gjithandej për lëndë plasëse. Edhe automjetet e gjyqtarëve verifikohen. Por jo vetëm. Në skaner kalojnë gazetarët dhe kamerat e tyre.

Masa të tilla merren për çdo personalitet të lartë shtetëror. Askush nuk mund të thotë nëse kjo bëhet thjesht për procedurë apo vërtet ekziston frika se dikush nga njerëzit e drejtësisë nën vetting mund të jetë aq i rrezikshëm sikurse një terrorist apo vrasës. TCH

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY