Skënderbeu nuk rri duarkryq, çështja do vazhdojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Skënderbeu nuk rri duarkryq, çështja do vazhdojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

190
0
Shares

Skënderbeu nuk do të luajë në Champions League në edicionin e ardhshëm, pasi CAS ka lënë në fuqi vendimin e UEFA, por çështja do të vazhdojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. CAS ka pranuar apelimin e Skënderbeut për vendimin e Komisionit të Apelit të UEFA.

Qeveria e futbollit evropian nuk i jep të drejtë bardhekuqve të marrin pjesë në asnjë kompeticion evropian, ndërsa i ka dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në Evropë dhe 1 milion euro gjobë, për fiksim të ndeshjeve në kompeticionet evropiane.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp klubi i Skënderbeut sqaron opinionin publik se ky nuk është vendimi përfundimtar, ndërsa shprehen optimistë se në fund vendimi do të jetë në favor të Skënderbeut.

Reagimi zyrtar:

“Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s. Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS. Për të sqaruar opinionin publik,

CAS ka refuzuar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbeten besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut. Me respekt, KF Skënderbeu”, mbyllet komunikata për shtyp. Duke mos luajtur në Champions League, një pjesë e mirë e lojtarëve të Skënderbeut që u ka mbaruar kontrata pritet të largohen nga bardhekuqtë në javët e ardhshme.

Gjithashtu tani drejtuesit pritet të shesin edhe lojtarët për të cilët ka interes në merkato. Gledi Mici, Enis Gavazaj, James Adeniyi si dhe Bakary Nimaga janë lojtarët që janë lidhur me disa klube të huaja, ndërsa ka edhe lojtarë si Sabien Lilaj apo Marko Radas që u përfundon kontrata dhe pritet të largohen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY