Takimi me Veliajn / Asqeriu: Ma prene fjalen sikur të isha kucedra.

Takimi me Veliajn / Asqeriu: Ma prene fjalen sikur të isha kucedra.

163
0
Shares

Aktori i njohur Bujar Asqeriu  ka folur pas  takimit të kryetarit të Bashkisë dhe ministres së Kulturës me artistët, ndërsa ka shprehur pakënaqësinë që në shumë media zëri i tij nuk u arrit të dëgjohet.

“Isha tepër i revoltuar dhe fola qartë. Fola dhe ika nuk qëndrova më shumë, por më vjen keq që fjala ime u pre. Kur dola unë sikur doli kuçedra, ma prenë fjalën”,- tha ai.Aktori u shpreh se i ka cilësuar si hajdutë politikanët shqiptarë dhe se për të vërtetuar të kundërtën duhet t’i mbushnin mendjen ndërkombëtarëve.

“Këta nuk pëlqejnë t’i kritikosh. E përqafova Veliajn kur shkova, më përqafoi edhe ai. I thashë na respektoni njëherë ne, ju respektojmë 100 herë. Unë e kuptoj se nuk na doni se ju themi jeni hajdutë por mos na e mbushni mendjen neve që nuk jeni hajdutë. Mbushjani mendjen Departamentit Amerikan të Shtetit, mbushjani mendjen BE dhe institucioneve të specializuara. Kur të thonë ata që korrupsioni po shkon drejt zeros atëherë na e mbushni mendjen edhe ne”,- ka deklaruar Asqeriu për  median“BalkanËeb”.

Ai u shpreh se në këto momente të vetmit që mund ta kuptojnë janë njerëzit, prandaj premtoi një videokonferencë nga Facebook-u i tij ku do të flasë e do të sqarojë gjithë brengën që ka.

“Do dal live do flas më popullin. Atyre ua thashë troç që jeni të gjithë hajdutë”,- vijoi Asqeriu
Përveçse Veliajt, Asqeriu tha se iu drejtua edhe Drejtorit të Teatrit Hervin Culi, për ato që i cilësoi fyerje ndaj artistit të popullit Mirush Kabashi.

“Ky nuk është asnjë miligramë e Mirushit, i merr në gojë rrogën, bukën e gojës një artisti që ka nderuar Shqipërinë në skenat e botës, po si guxon ky?! Medi Malkaj doli në pension, ky drejtor nuk i dha as dorën, ju nuk keni as dashuri, asgjë”,- mësohet ti ketë thënë Asqeriu.

Aktori thotë se Cule vetëm ka qeshur, por se ai më pas u largua nga mbledhja pa e dëgjuar komentin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY