Vajza u gjet e masakruar në autostradë, ADN-ja çon në arrestimin e...

Vajza u gjet e masakruar në autostradë, ADN-ja çon në arrestimin e prindërve pas 31 vitesh

153
0
Shares

Çifti arrestohet 31 vite pasi vajza e tyre u gjet e vdekur.  Policia franceze e arrestoi çiftin  pasi iu referua analizave të provave të ADN-së. Prindërit u gjurmuan vitin e kaluar pas një ADN-je të djalit të tyre, që u mor për një çështje tjetër.  Kur ADN- ja u përputh me atë të vajzës, policia vendosi të gjurmonte fajtorët, njoftojnë mediat franceze.

ADN-ja e tij thuhet se e identifikoi atë si vëllain e viktimës. Pas shumë muajsh, hetimet e çuan policinë tek prindërit.

Trupi i gjymtuar i vajzës, identiteti i së cilës nuk është zbuluar, u gjet anës së një autostrade në Francën qendrore në vitin 1987. Autoritetet arritën që ta identifikonin dhe besohej se vajza ishte midis tre dhe pesë vjeç në kohën kur vdiq.

Vajza kishte shenja të abuzimit të tmerrshëm dhe për një kohë të gjatë. Ajo kishte kocka të thyera dhe djegie me hekur. Pjesë të trupit të saj u gjymtuan. E emëruar ‘martirja e vogël e A10’, ajo u varros në një varr anonim.

Rasti më lart hutoi policinë për dekada të tëra. Rasti u hap në vitin 2012 kur një shpallje publike  së bashku me një pamje të fytyrës së vajzës, bënte apel me titullin: “Kush është ajo?”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY