Ndihmuan emigrantët e paligjshëm,në burg babë e bijë

Ndihmuan emigrantët e paligjshëm,në burg babë e bijë

116
0
Shares

Dënohen babai dhe vajza e tij me burg pasi u bënë ura kaluese 9 personave, 8 prej të cilëve ishin shqiptarë për në Mbretërinë e Bashkuar.

Baden Williams, 47-vjeç  u dënua me 5 vjet dhe 6 muaj burg. Vajza e tij Latasha Perry, 27 vjeçe u dënua me 4 vjet heqje lirie.  Me vendimin e gjykatës  Canterbury në Britani, më 8 Qershor, të dy u shpallën fajtorë me motivimin e krijimit të kushteve për emigracion të jashtëligjshëm.

Ata po udhëtonin qetësisht duke pretenduar se po riktheheshin nga një fundjavë e gjatë, të cilën e kishin kaluar në veri të Francës. Williams ishte në timon, ndërsa Perry qëndronte e ulur në anën e pasagjerit.  Pikërisht atë ditë, më 1 Maj të vitit të shkuar ata u kontrulluan nga oficerët e kufirit në një zonë kontrolli në Coquelles të Francës, përpara se të futeshin në Tunel duke u kapur në flagrancë për veprimin e paligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY