Si lindi Chek Up-i, Ylli Dylgjeri rrëfen për kontrollet te “KJ”

Si lindi Chek Up-i, Ylli Dylgjeri rrëfen për kontrollet te “KJ”

225
0
Shares

Një një postim të tij në FB, ish-gazetari dhe një prej drejtuesve të gazetës” Koha Jonë” lajmëron për një kontroll që po bën qeveria në gazetën “Koha Jonë”. Sipas Dylgjerit ky është kontrolli i parë që ka si objekt kontratat e punës, punonjësve me ID, si dhe check Up shëndetsor i gazetarëve për sytë etj. Sipas tij kontrollet e mëparshme kanë qënë për rregjistrat financiare sepse për Chek Up-in në gazetë e kryenin dy kolegët e tij zoti Bardhi dhe zoti Lymi.  Dylgjeri thote se nuk ka të tillë kontrolle te gazeta Panorama e në gazetat të tjera..!Por ajo që më shqetëson me shume është evolucioni etik i pronarit të gazetës Koha Jonë. Sot Ai e pret ndryshe kontrollin.

Postimi i tij i plote:

“Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut kontrollon gazetën Koha Jonë

Një lajm i zakontë erdhi sot nga gazeta Koha Jonë: Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut…ka kontrolluar gazetën Koha Jonë! Objekti i kontrollit ishte mbi kontratat e punës, paisjen e punonjësve me ID, si dhe check Up shëndetsor i gazetarëve për sytë etj. Ky kontroll i ka shqetësuar botuesit. Sipas tyre është kontroll i personalizuar, vetëm për Koha Jonë!

Nuk ka të tillë kontrolle te gazeta Panorama e në gazetat të tjera..! Deri këtu në rregull. Por ajo që më shqetësoj e po shkruaj është evolucioni etik i pronarit të gazetës Koha Jonë. Sot Ai e pret ndryshe kontrollin. Me edukatë dhe sipas ligjit. Nuk e pret fjala vjen si në kohën tonë.

Aso kohe matej mirë kontrolli kur vinte. Jo vetëm që ishte “kontroll i Saliut”, po ishte edhe kundër shtypit të lirë. Kontrolli aso kohe kontrollonte çdo vrimë të financave, por as që bëhej fjalë të kontrollonte sytë apo vrima… të gazetarëve.
Kjo sdo të thotë se Ne Gazetarët nuk bënim kontroll shëndetsor. Zoti Nikollë ishte kujdesur edhe për këtë. Sigurisht me ato që na ndodheshin. Kujtoj që kishim dy punonjës që kujdeseshin për shëndetin në gazetë: zotin Bardh dhe zotin Lymi. Të dy i kisha shokë.

I pari infermier, e i dyti doktor. Vizita te To ishte e pashmangshme. Aty mendoj se lindi edhe zanafilla check up-it të parë. Ku Vilma Nushi e ku Lymi! Ne shkurt i thonim chek jep atëhere. Unë e kam kalur këtë kontroll, dhe ruaj respekt për të dy këto mjekë, ndryshe nga mjeku i familjes sot.

Mjekët e gazetës Koha Jonë e kishin dorën e lehtë dhe rrallë na çonin në reaminacion. Më shpesh shkonin ekipet e kontrollit të gazetës. Ndaj them që jo vetëm ekipet e kontrollit kanë ndryshuar por dhe etika në pritjen e tyre sot është krejt tjetër.
I lumtë stafit dhe pronarit për qëndrimin e ri.
Koha Jonë dje nuk është më Koha Jonë sot.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY