Nis rehabilitimi i Unazës së Fierit, policia rrugore kërkon mirëkuptim e drejtuesve...

Nis rehabilitimi i Unazës së Fierit, policia rrugore kërkon mirëkuptim e drejtuesve dhe qytetarëve

344
0
Shares

Ndërsa po i afrohemi sezonit veror kur shtohen turistët, ka nisur puna për rehabilitimin e Unazës së Fierit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ky rehabilitim përfshin zonën nga rotondo ish-parku, rruga “Vellezerit Semanjaku”, rruga Nuredin Aliu deri tek rotondo ish-QTU-Qendra Gold Fier.

“ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Fier, është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren”, thuhet në njoftim.

Hyrje Fier – Dalje Fier

“Devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër)  dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë -Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit)

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë rrugore që do të jetë në terren.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY