E FUNDIT/Del autopsia e vrasjes së 20 vjeçares Anxhela Meçani në Itali

E FUNDIT/Del autopsia e vrasjes së 20 vjeçares Anxhela Meçani në Itali

378
0
Shares

Anxhela Meçani, shqiptarja 20-vjeçare nga Fieri, e cila vdiq në spitalin Santa Croce në Moncalieri, nuk ishte dhunuar përpara se të hidhej në asfalt mbrëmjen e së shtunës. Autopsia në trupin e saj u krye sot nga mjeku Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Locci, të cilët koordinojnë hetimin për vrasjen.

Rrjedhimisht, mbetet të vërtetohet se çfarë mund të ketë ndodhur saktësisht. Ajo ra keqas, ndoshta pas një zënke? U godit nga vetura (vullnetarisht ose pa dashje)? Këto janë hipoteza të hapura që duhet të verifikohen.

Mjekët e Spitalit Moncalieri janë të bindur se në rrugën e unazës në Torino, ku u gjet në fund të jetës së saj, ajo ishte e plagosur.

Hipotezat janë të shumta për vdekjen e Meçanit; ose mund të jetë hedhur qëllimisht nga bordi i automjetit për të shpëtuar nga dhuna, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit.

Shkak i ngjarjes mund të jetë mosbindja e saj për aktivitetin në rrugë dhe tutorët e kishin të qartë qëllimin: ta dënonin rëndë ose në rastin më të keq ta vrisnin.

Njeriu që lajmëroi policinë për kushtet e dëshpëruara të 20 vjeçares, nuk arriti të njihte makinën në të cilën ndodhi tragjedia.

Ai i tha policisë shkurt: “Dikush ka hedhur një person nga makina dhe iku”.

Vajza u transportua menjëherë në dhomën e urgjencës të spitalit “Moncalieri”, duke përfunduar në agoni dhe duke ndërruar jetë të nesërmen për shkak të plagëve të marra. Hedhja nga makina i ka shkaktuar lëndime të rënda në organet e brendshme. Por, jo vetëm kjo; mjekët tregojnë gjithashtu shenjat e rrahjeve, që i kanë shkaktuar lëndime të mëtejshme./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY