Gjoba kush nuk ndez kondicionerët në urbane!

Gjoba kush nuk ndez kondicionerët në urbane!

368
0
Shares

Nëse urbanet  e kryeqytetit nuk ndezin kondicionerët, do të gjobiten.

Ndonëse vera ende s’ka ardhur tamam, kryeqyteti prej ditësh po përballet me temperatura të larta. Në këto kushte, transporti publik kthehet në një mjet të domosdoshëm për ti mbijetuar të nxehtit dhe lëvizjes në këmbë gjatë ditës. Detyrimisht, kushtet që urbanët duhet të ofrojnë duhet të jenë brenda normave.

Por, sërish një pjesë e urbanëve në kryeqytet nuk i ndezin kondicionerët. Duke marrë parasysh ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave urbane. Gjatë inspektimit, ata që janë gjetur në shkelje dhe që nuk e ndiznin kondicionerin gjatë lëvizjes janë gjobitur. Linjat më problematike janë Tirana e Re, Unaza dhe Uzina Traktor.

“Gjatë muajit Maj dhe këto 10 ditë ne kemi vënë rreth 82 masa administrative vetëm për kondicionerët, pasi abuzohet shumë, sidomos nga operatorët. Disa mjete javë vetë pa kondicioner, disa të tjera ka vonuar mbushja e tyre me gaz. Linjat që janë me probleme, janë Tirana e Re, Linja e Unazës dhe Linja e Uzinës së Autotraktorëve”,  thotë Istref Agalliu, Specialist i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës për Tv Klan.

Krahas vlerës monetare, gjoba shoqërohet edhe me heqje të pikëve nga ana e komisioneve pranë Bashkisë së Tiranës, duke i vënë kështu kompanitë e transportit në rrezik për të humbur licencën e shërbimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY