Negociatat, Gjermania ende pa vendim për Shqipërinë

Negociatat, Gjermania ende pa vendim për Shqipërinë

94
0
Shares

Gjermania ende nuk ka konkluduar në një vendim nëse do të japë votë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit.

Ministri gjerman i Drejtësisë deklaroi në Tiranë se, “Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim.Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësië, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY