Nuk keni parë gjë akoma, futen në skemë edhe ata që japin...

Nuk keni parë gjë akoma, futen në skemë edhe ata që japin shtëpi dhe dhoma me qira – Ja sa tatim do të paguajnë

145
0
Shares

Ata që japin dhoma apo apartamente me qira gjatë sezonit turistik duhet të bëjnë vetëdeklarimin dhe të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15 %.

Ndaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën apel që personat të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore, raporton Scan.

‘Për një ecuri sa më pozitive të sezonit turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër edhe të masave që po zbaton, dëshiron t’ju bëjë me dije të gjithë atyre individëve, të cilët zotërojnë asetet të tilla, si shtëpi apo apartamente dhe i ofrojnë me qira, të shfrytëzojnë të drejtën për të përfituar të ardhura të ligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton, se në zbatim të ligjit nr.8438 datë 28.121998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Gjithashtu, bazuar në pikën 2.6.4, të Udhëzimit të Ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e Tatimit mbi Burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për ’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët. Ajo ju siguron se do të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore” njoftojnë Tatimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY