Hapja e kampit për refugjatët në Shqipëri/Kokëdhima: Do rrezikonte ekzistencën e kombit

Hapja e kampit për refugjatët në Shqipëri/Kokëdhima: Do rrezikonte ekzistencën e kombit

120
0
Shares

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima thotë se nëse në Shqipëri ngrihet kampi i refugjatëve, ekzistenca e kombit tonë do të jetë në rrezik. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Kokëdhima hodhi dyshime se mund të jetë arritur një marrëveshje për sjelljen e refugjatëve në Shqipëri.

Koço Kokëdhima: Unë nuk e besoj qeverinë e Tiranës, qeveria e Tiranës është një klikë që tradhton popullin dhe vendin tonë me lehtësinë më të madhe në çdo rast. Në çdo negociatë Shqipëria dhe shqiptarët janë të humbur me këtë qeveri dhe me këtë elitë politike. Partitë e vjetra, zyrtarët e lartë të kësaj qeverie tradhtojnë interesin e popullit tonë. Unë nuk e dyshoj që këta mund të jenë duke negociuar, madje dhe mund të kenë përmbyllur marrëveshje për të ndërtuar kampe të mëdha refugjatësh në Shqipëri. Sjellja e këtyre emigrantëve në Shqipëri jo vetëm që do ishte një dënim për ta, sepse Shqipëria nuk mban dot me bukë dhe ilace njerëzit e saj, jo më të mbajë të tjerë. Sjellja e këtyre emigrantëve në Shqipëri nuk bën asnjë të mirë për ta. Ashtu siç nuk bën të mira as për Shqipërinë. Çfarë do t’i zgjidhin Shqipërisë këto kampe të mëdha me njërëz që janë të papranueshëm në Europë. Do ngecin këtu brenda këta njerëz. Ne jemi një vend i vogël, çdo gjë mund të ndodhë me Shqipërinë, edhe stabiliteti i saj mund të vihet në rrezik, edhe e ardhmja e kombit tonë vihen në rrezik edhe ekzistenca e tij mund të vihet ne rrezik. Qeveria e Shqipërisë nuk negocion të pranojë kampe refugjatësh për të hapur negociata me Shqipërinë. E bën për qëllime të tjera. Motivi është shumë i thjeshtë, qeveria e Shqipërisë ka marrë shumë koncesione, vazhdimisht kësaj qeverie përpara veprimeve të këtyre qeverive, të majta dhe të djathta, vazhdimisht vendet e Europës kanë mbyllur sytë për të gjitha mëkatet e tyre ndaj demokracisë dhe vlerave të demokracisë europiane. Është momenti për ti lejuar akoma këtë elitë politike të qeverisë Shqipërinë e pa rrezikuar, për ta lejuar akoma të mos bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, ta bëjnë Shqipërinë vendin e trafiqeve, ta bëjnë edhe Shqipërinë vendin e emigrantëve. Ky veprim e largon Shqipërinë me Evropën. Kjo ndasi më e Evropën do të jetë më e thëllë se sot.

Kokëdhima përjashtoi çdo bashkëpunim mes PD, PS dhe LSI, pasi sipas tij ato janë parti të vjetra që vetëm alternojnë njëra-tjetrën në pushtet.

Koço Kokëdhima:  Ne jemi kundër marrëveshjes mes PD dhe Rilindjes. PD-ja dhe PS – ja qeverisin bashkë, janë bashkëmëkatare, e mbajnë Shqipërinë peng sebashku, kanë uzurpuar zgjedhjet së bashku, kanë uzurpuar drejtësinë bashkë. Bëjnë sikur luftojnë kundër njëra-tjetrës, në të vërtetë shahen, por ato në fund të fundit ato nuk e cënojnë njëra tjetrën, por me marrëveshje në tavolinë alternohen vazhdimisht. Të njëjtat gjëra bëjnë në pushtet, në të njëjtën mënyrë e trajtojnë pushtetin, të njëjtat koncesione kanë mbështetur, të njëjtat krime ndaj popullit kanë mbështetur dhe nuk kanë asnjë dallim. Kanë një qasje politike, një filozofi politike dhe janë në një bashkëpunim të thellë me njëra-tjetrën, e mbajnë peng së bashku Shqipërinë.

Ne nuk bëhemi pjesë e manipulimit të popullit. Ne i kemi dhënë shenjat tona që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me PD edhe me cdo forcë opozitare, jemi gati të bashkëpunojmë me cdo parti edhe në opzitë edhe në pushtet. Por të bashkëpunojmë jo për interesa tona të vogla, por për interesat e popullit për zhvillimin e Shqipërisë. I kemi thënë PD, jepe shenjën e parë që ti dëshiron të ndahesh nga e kaluara, çliro zgjedhjet dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë.

Ne nuk bashkëpunojmë me asnjë nga partitë e vjetra që kanë bërë krime mbi popullin tonë. Ne nuk bashkëpunojmë as me PD, as me PS, as me LSI nëse ato nuk modernizohen dhe nuk distancohen nga krimet e rënda që kanë bërë në qeverisjen e Shqipërisë. Nëse ato modernizohen, shndërrohen në organizata të mirëfillta politike dhe përfaqësojnë popullin shqiptar, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për çdo çështje konkrete që ato ndërmarrin në të mirë të Shqipërisë, ne jemi gati të reshtohemi me ta.

Po a bëhet Shqipëria pa gjakderdhje? Kokëdhima u përgjigj kështu:

Koço Kokëdhima: Përgjigjja përfundimtare e pyetjes, a mund të bëhet Shqipëria pa gjakderdhje, a mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të barabarta në Shqipëri pa gjakderdhje, a mund të vendoset demokracia në Shqipëri pa gjakderdhje? Nëse përgjigjja përfundimtare do të jetë “jo”, ne jemi të gatshëm të shkojmë, “Zgjidhja”, njerëzit tanë janë të gatshëm të shkojnë edhe në një luftë ku të derdhet gjaku jonë. Por nuk do të heqim dorë nga lufta për lirinë e popullit tonë dhe për Republikën tonë, nuk do heqim dorë nga kjo e drejtë legjitimi. Por ne besojmë që është e mundur në mënyrë paqësore të instalohen zgjedhjet e lira dhe Republika. Është e mundur, por për këtë çështje duhet të marrin të gjithë përgjegjësi./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY