Emri i ri i Maqedonisë/Rama dhe Bushati përshendesin marrëveshjen

Emri i ri i Maqedonisë/Rama dhe Bushati përshendesin marrëveshjen

185
0
Shares

Këtë të martë është arritur një marrëveshje historike mes Greqisë e Maqedonië në lidhje me emrin e shtetit të kësaj të fundit, i cili u vendos të quhej “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Por ajo që ka bërë habi është fakti se kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, marrëveshjen e kanë përshëndetur të dy njëlloj… në gjuhën angleze.

“Dy udhëheqës progresive të vendeve fqinjë shenjuan historinë sot dhe i treguan Bashkimit Europian dhe gjithë botës se kur ka vizion dhe vullnet për të tejkaluar pengesat e së shkuar dhe të gjejnë hapësirat për të parë nga e ardhmja. Respekte për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Ballkani sot është një vend më i sigurtë”, shkruan Kryeministri Rama.

“Urime fqinjëve tanë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike. Kjo i hap rrugën jo vetëm një vendi, por të gjithë rajonit drejt familjes Euro-Atlantike. Pavarësisht vështirësive, diplomacia tregoi që funksionon”, shkruan Bushati./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY