Kukës, arrestohet 31 vjeçari, u kap me mitraloz dhe 100 fishekë

Kukës, arrestohet 31 vjeçari, u kap me mitraloz dhe 100 fishekë

545
0
Shares

Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçari pasi në banesë iu gjet mitraloz me 100 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlqim Kuçi, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e  banesës së tij,  ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë”,

Materialet proceduriale  do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY