Lajm i mirë, të dielën fillon puna për ndërtimin e Rrugës së...

Lajm i mirë, të dielën fillon puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

117
0
Shares

Këtë fundjavë do të nisë puna për ndërtimin e një rruge të premtuar gjatë nga politika.

Me përfundimin e mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit dhe në një ditë feste për PS-në, kryeministri Rama ka deklaruar se së shpejti do të hapet kantieri i parë për fillimin e punimeve në ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

“Më në fund do t’i japim fund 100 viteve ëndrra, heshtje, premtime, për rrugën e Arbrit, pasi të dielën që vjen hapet kantieri për Rrugën e Arbrit”, tha Rama.

Më tutje kryeministri është shprehur se rregullimet e para në autostradën Tiranë Durrës do të përfundojnë deri në fund të këtij muaji. Rama tha se po punohet dhe do të punohet me tre turne në mënyrë që rruga e rehabilituar t’i shkojë edhe njëherë qytetarëve.

Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugës Tiranë-Durrës. Riparimi i autostradës përfundon në fund të muajit qershor”.-theksoi kryeministri./G-Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY