DETAJE/ Xhaferi dhe Xhuljeta kishin paditur njëri-tjetrin në Polici

DETAJE/ Xhaferi dhe Xhuljeta kishin paditur njëri-tjetrin në Polici

137
0
Shares

Pas vrasjes së 19-vjeçarjes Xhuljeta Çuni nga ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po verifikon procedurat e ndjekura nga policia pasi maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe nuk gjeti zgjidhje.

SHÇBA po verifikon praktikën e ndjekur nga komisariati nr 3 për rastin pasi 1 muaj para vrasjes e reja kishte bërë këtë denoncim…

“Më datë 07. 05. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh. M., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën Xh. Ç., vjeç 19. Neni 121/a i Kodit Penal ”.

Ndonëse Kodi Penal parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në 4 vjet për veprën penale të përndjekjes, policia se ka parë të arsyeshme ta arrestojë Xhafer Matën duke e proceduar vetëm në gjendje të lirë.

Por ky i fundit për të lehtësuar pozitën e tij penale rezulton të ketë bërë një kundër-kallëzim 2 javë pas denoncimit të Xhuljetës..

“Më datë 21. 05. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen Xh. Ç., vjeç 19, banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish bashkëshortit Xh. M., vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund. Neni 143 i Kodit Penal”.

Burime nga uniformat blu thonë se për të dyja rastet që janë referuar në prokurori, organi i akuzës nuk ka deleguar asnjë detyrë për veprime të mëtejshme policisë. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY