Shqipëria importon nga Greqia, Turqia, Egjipti. Ekuadori dhe Kina pjesën më të madhe të produkteve bujqësore ndërkohë me prodhimeve vendase tregun e furnizion Tirana. Lushnja, Berati, Korca, Kukësi dhe Peshkopia.
Por të dhënat zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë qartë se Shqipëria nuk i plotëson nevojat e tregut me prodhim vendas. Nga shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, duket se disa produkte arrijnë vlera në miliardë lekë dhe që tregojnë se vendi ynë ka më së shumti kërkesë apo mungesë prodhimi vendas.
Statistika tregojnë se Shqipëria ka importuar produkte bujqësore në vlerën e 25.9 miliardë lekëve gjatë 3-mujorit të parë të vitit, rreth 1.2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agroindustria në vendin e parë
Peshën më të rëndësishme tek importet e zë agroindustria, me 15.3 miliardë lekë, e ndjekur nga bujqësia me 6.8 miliardë lekë, e më tej blegtoria me 2.3 miliardë lekë dhe peshkimi me 1.4 miliardë lekë.
Duhani dhe buka importet kryesore
Po cilat janë produktet që regjistrojnë vlerat më të larta të importeve në këtë sektor? Kështu, ndër këto, vendin e parë e mbajnë produktet e duhanit, puro, cigare, cigarillos me rreth 1.6 miliardë lekë, me tej renditen bukë, kekë, torta, biskota 1.1 miliardë lekë; Grurë dhe meslin ; Ujëra; Vaj luledielli; Sheqer; Kafe, lëvore dhe lëkurat e kafesë ; Misër 801; Verë; Banane etj. Ndërsa një pjesë të konsiderueshme të importeve e zënë edhe fruta-perimet.
Bashkangjiitur gjeni edhe tabelat që tregojnë orgjinën e prodhimeve bujqësore që shiten në tregun vendas si dhe cmimet përkatëse marrë nga Scan:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/