FOTO/ Itali, vdekja tragjike e prostitutës shqiptare, fjalët e fundit që tha...

FOTO/ Itali, vdekja tragjike e prostitutës shqiptare, fjalët e fundit që tha në spital dhe çfarë kishte me vete

379
0
Shares

A e hodhën nga makina pasi e rrahën, apo për të shpëtuar, Anxhela Mecani, shqiptarja 20-vjecare u hodh vetë, por gjeti përsëri vdekjen pak më pas në spital?

Kjo është pyetje që ngrenë mediat italiane, teksa raportojnë për ngjarjen e rëndë.

Në vend, në teshat e vajzës është gjetur një fotokopje e letërnjoftimit si dhe një telefon celular që ka kaluar për hetim, lidhur me gjithë telefonat e fundit të bëra apo marra nga viktima.

Në kërkim nga policia është mjeti nga i cili u hodh apo e hodhën vajzën e re natën mes të shtunës e të dielës, në afërsi të një pike karburanti.

Është kjo pista kryesore ku po hetohet, pasi sipas La Spampa, një bandë e organziuar që merret me shfrytëzim prostitutash nuk e braktis trupin e saj, duke pasur brenda edhe dokumentet. Aq më tepër bashkë me telefonin.

“Rashë nga makina”, këto kane qenë fjalët e fundit që ajo ka mundur të belbëzojë teksa e cuan në gjendje të rëndë në spitalin Santa Croce di Moncalieri. Duket sikur donte të fshihte diçka, apo më mirë dikë.

Vajza shqiptare, vdiq natën e së dielës në spital dhe u identifikua si Anxhela Mecani, lindur në Shqipëri në  mars 1998. Kur erdhi në Italia ishte minorene, rezidente në Ravenna. Një apartament i vogël në qendrën historike, në rrugën Benedetto Cairoli, dy hapa nga Piazza del Popolo. Shkurtin e shkuar ajo ishte e martuar, por më pas humbi gjurmët dhe la këtë qytet. Ndoshta kishte njohur dikë tjetër.

Por prej disa javësh ishte shfaqur në Torino. Nga fillimi i majit, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë.

Ka shumë mundësi që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

Hetuesit që po merren me cështjen kanë ridëgjuar dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, personin që dha alarmin dhe njoftoi policinë duke kërkuar ndihmë. Ata po përpiqen të bien në gjurmë të makinës sipas ngjyrës që përshkoi dëshmitari, duke pasur në ndihmë edhe kamerat e zonës që janë sekuestruar. Ka ende shumë dyshime se si vajza ka dalë nga makina në lëvizje e sipër, duke marrë plagë në të gjithë trupin. Sipas tyre, e sigurt që ajo është dhunuar, pasi plagët e gjetura nuk përkojnë të gjitha me ato të përplasjes në rrugë, shkruan gazeta italiane citohet nga  panorama.

Gjithcka pritet të zbardhet nga autopsia pasi nuk përjashtohet që ajo edhe të jetë përdhunuar. Autopsia pritet të dalë dhe do ti kalojë prokurorit që është duket hetuar ngjarjen me akuzën e vrasjes. Pritet edhe të zbardhen tabulatet telefonike, sepse mes atyre numrave mund të jetë edhe vrasësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY