TABELA/ Shqipëria e komplikuar edhe në biznes, zbret 3 pozicione në...

TABELA/ Shqipëria e komplikuar edhe në biznes, zbret 3 pozicione në “Emerging Europe”

147
0
Shares

Shqipëria është një vend më i komplikuar për të nisur një biznes në krahasim me një vit më parë. Të paktën në këtë përfundim arrin Emerging-Europe në klasifikimin e këtij viti të vendeve të Europës Qendrore dhe Jug-Lindore sa i përket asaj që këto vende ofrojnë për bizneset e reja.

Në raportin e vitit 2017, Shqipëria renditej e 13-ta në rajonin me 23 shtete, ndërkohë që këtë vit ka humbur plot tre pozicione duke zbritur në vendin e 16-të.

Në krahasim me fqinjët tanë territorial, Shqipëria nuk ka humbur asnjë pozicion dhe renditet e parafundit, me Bosnje Hercegovinën që mban vendin e fundit të padiskutueshëm.

Përkeqësimi i Shqipërisë në këtë renditje është edhe rrjedhojë e deklasimit të bërë në muajin Tetor nga raporti “Doing Business” i Bankës Botërore.

Në klasifikimin e Emerging Europe, Shqipëria ka humbur pozicione jo si pasojë e përmirësimit të të tjerëve në pikëzim, por pasi ka pësuar një rënie të pikëzimit të  saj, nga 81.18 pikë, në 80.78 pikë këtë vit.

Në vlerësim, veç Doing Business merret edhe raporti i perceptimit të korrupsionit nga Transparency International, procedurat e hapjes së një biznesi në këto ekonomi, etj. Emerging Europe saktëson se, ky klasifikim duhet të shërbejë si një kartolinë për investitorët e huaj që duan të investojnë në një prej vendeve të rajonit.

Nga ana tjetër, investimet e huaja direkte janë një shtyllë mjaft e rëndësishme e ekonomisë së një vendi e për këtë arsye, dashje pa dashje, këto lloj raportesh apo klasifikimesh kanë imapkt në ecurinë ekonomike të një vendi. SCAN

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY