Ja 5 fakte pse në Shqipëri nuk është rritur punësimi, por propaganda...

Ja 5 fakte pse në Shqipëri nuk është rritur punësimi, por propaganda qeveritare

119
0
Shares

Jorida Tabaku tregon 5 fakte pse në Shqipëri nuk është rritur punësimi, por propaganda qeveritare.

Sipas n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë, për herë të parë, numri i bizneseve të mbyllura në 2017 është më i madh se i bizneseve të reja.

Deklarata e plotë e n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku

Fakte dhe propagandë!

Fakt: 3 milionë shqiptarë kanë aplikuar për t’u larguar nga Shqipëria për në SHBA që nga shtatori 2013. Të dhënat flasin se për vit e më shumë bashkëkombësit tanë aplikojnë të largohen nga vendi, duke u barazuar me vendet e Afrikës Qendrore dhe Ekuatoriale për nga numri i aplikantëve.

Fakt: Janë mbi 300 mijë shqiptare që janë larguar drejt vendeve anëtare të BE në forma nga më të ndryshme. Këtë shifër na e kujton përditë Franca, Hollanda dhe Gjermania të cilat jo pak herë e kanë kritikuar dhe kërcënuar kryeministrin e tepsisë.

Fakt: Shqipëria po shpopullohet dhe këtë e tregon përditë e më shumë edhe INSTAT kur na fakton plakjen e vazhdueshme të popullsisë dhe se si rrezikojmë të shpopullohemi.

Fakt: Janë vetëm 418 të punësuar në sektorin jo bujqësor, ndërkohë që forca e punës, pra punëkërkuesit, janë në rënie. Tregues i qartë se Shqipëria po boshatiset nga shqiptarët, që po lënë çdo fshat e qytet për të ikur një orë e më parë nga sundimi i kësaj qeverie.

Fakt: Rekordin e zi të shqiptarëve që largohen e dëshmojnë edhe të dhënat e tatimeve që flasin për 3300 biznese që janë mbyllur vetëm për 2017. Numri i bizneseve të mbyllura është një rekord i zi historik, pasi është hera e parë në historikun e Shqipërisë demokratike, ku numri i bizneseve të mbyllura tejkalojnë ato të bizneseve që hapen.

Këto janë rekordet për të cilat mazhoranca dhe veçanërisht kryeministri Rama nuk flet.

Kjo është Shqipëria reale kundrejt asaj te propagandës që jeton në zyra luksi e tregon projekte me ngjyra për qendra qytetesh tashmë të boshatisura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY