Kthesë e euros, sa ra sot në raport me lekun dhe dollarin

Kthesë e euros, sa ra sot në raport me lekun dhe dollarin

223
0
Shares

Monedha euro shënoi rënie mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 1.1764 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj të lartë prej 1.1840 euro për dollarë amerikanë.  Në tregun valutor vendas euro sot blihet me 127 lekë dhe shitet me 128.20 lekë.

Dollari amerikan avancoi kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 110.33 dollarë amerikanë për jen. Dollarit ai blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë.

Parashikohet rënie në 107.50 lekë Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind. Dollari australian, ditën e  sotme blihet me 82 lekë dhe shitet 83 lekë.

Paundi britanik ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3354 GBP për USD, njëkohësisht edhe më i ulëti i kësja jave. Ai blihet me 144 lekë dhe shitet me 145.50 lekë. Një rritje parashikohet sot ne tregun e paundit britanik drejt nivelit 156 lekë.

Edhe lira turke shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.5 për qind dhe u tregtua me 4.5482 lira për dollarë amerikanë.

Tregu vendas i këmbimit valutor u duke se reagoi menjëherë pas deklaratës së Guvernatorit Sejko, se Banka e Shqipërisë do të blejë tepricën e valutës për të frenuar mbiçmimin e kursit të këmbimit.

Deklarata duket se ka pati një efekt psikologjik duke risjellë menjëherë një rritje të kursit të euros por dita e sotme si per te gjitha valutat edhe per euron nuk ka qene ajo qe pritej.

Politika e Bankës së Shqipërisë për të frenuar mbiçmimin e tregut valutor dha efekte te dukshme disa dite me pare duke sjellë edhe një zhvlerësim masiv të lekut ndaj të gjtha valutave të huaja.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY