Republika Veriore e Maqedonisë përflitet të jetë emri për të cilin të dy kryeministrat Zaev dhe Tsipras kanë rënë dakord. Marrëveshja mes dy vendeve, sipas mediave greke, pritet të nënshkruhet dhe zyrtarizohet gjatë kësaj fundjave, me shumë gjasa në Prespë, në territorin grek.
Mediat greke, në kuadër të bisedave të sotme telefonike, kanë botuar disa artikuj me tituj si: “Çështja e Shkupit një hap larg zgjidhjes”, “Sot mbyllet çështja e Shkupit”, “Sot është telefonata kyçe”, “Maqedonia Veriore është emri i dakorduar”, të cilat nxisin për një marrëdhënie pozitive.
Nga deklaratat e fundit të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias, kuptohet se Greqia kërkon të arrijë një marrëveshje të qëndrueshme me fqinjin e tyre maqedonas.
“Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me IRJM-në dhe nëse gjejmë një zgjidhje për emrin, të dy vendet do të bëhen miqtë më të afërt në Ballkan. Ne kërkojmë një marrëveshje të qëndrueshme në rrugë të gjata me fqinjën tonë. Qëllimi i politikës së jashtme greke është të zgjidhë problemet, të mos qëndrojë larg problemeve”, tha Kotzias.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/