Gjuha e trupit zbulon fituesin e takimit historik

Gjuha e trupit zbulon fituesin e takimit historik

129
0
Shares

Takimi mes Trump dhe Kim Jong pati më shumë sesa thjesht fjalë formale dhe nënshkrim marrëveshje. Syrit kritik të ekspertit të gjuhës trupore,  Patti Wood, nuk i kanë shpëtuar aspak as veprimet e dy liderëve. Mesa duket Trump, e ka fituar takimin e parë.

Shprehur për  DailyMail.com, eksperti Wood, ka analizuar takimin e tyre ndryshe duke studiuar thëllësisht gjuhën e trupit. Gjuha e trupit, sipas tij, do të konsiderohej ndryshe për aziatikët dhe  për përëndimorët ku secili në fund do të dilte me një ‘fitues’ të takimit historik.

Ja çfarë analize i bën eksperti duke shkuar përtej asaj që shihet lehtësisht.

Gjithçka u duk që në momentin e parë, kur dy burrat e rëndësishëm u shfaqën para medias, ndërkohë që shtrëngimi i duarve ishte i parashikueshëm.

 

Takimi i së hënës ishte formal, me të dy liderët që ishin mbi tapetin e kuq e që erdhën nga skajet e kundërta për të përshëndetur njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh shumë të parashikuar.

Sipas ekspertit, shpejtësia me te cilen dy lidert u ngjiten ne skene dhe zgjaten duart tregon ‘barazine e pushtetit’.“Të dy dolën nga anët e skenës në të njëjtën kohë dhe ecnin drejt njëri-tjetrit me të njëjtën shpejtësi, duke treguar barazinë e fuqisë”.

Pastaj, në mënyrë tipike Trump, zgjati krahun e tij dhe nisi shtrengimin e dores se tjetrit.“Ai doli i fortë, e shtriu dorën dhe e zgjati për ta bërë veten të shfaqej edhe më i madh se ai,” thotë eksperti.

‘Në mjediset e biznesit, zakonisht është personi më pak i fuqishëm që inicion shtrëngimin e dorës,’ thotë ai dhe shton se “Më duket interesante se ai e përdor atë si një lëvizje dominuese”.

Nga analiza e parë duket se Trump tashmë ka fituar. Megjithatë, – shton eksperti- Kulturat e ndryshme e perceptojnë prekjen ndryshe – transmeton Panorama. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY