Berisha:Rama ka kërkuar vetë hapjen e kampeve për refugjatët e ISIS

Berisha:Rama ka kërkuar vetë hapjen e kampeve për refugjatët e ISIS

105
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai vetë ka pranuar përmes zv.Ministres së Brendshme Voda, se BE nuk ka kërkuar hapjen e kampeve për refugjatët, vetë ai i është drejtuar Evropës për hapjen e një kampi që do të strehoje ish terroristët e ISIS.

Sipas ish-kryeministrit, Rama ka dy qëllime kryesore, të mbulojë “murin e drogës” dhe korrupsionit që po bllokojnë hapjen e negociatave si dhe të krijojë një treg të madh të qënieve njerëzore.

POSTIMI I SALI BERISHES:

Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!

Zedhensja e Norieges, ndrikulle Voda deklaron se:

-BE nuk i ka kerkuar Norieges te krijoje kampe refugjatesh ne Shqiperi !

-Por Rama i ka kerkuar BE te krijoje kampe me ish terroriste te ISIS dhe refugjatesh ne Shqiperi

Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!

Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!

1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre

2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote

U bej thirrje vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen.

Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shnderroje Otranton ne varrezen gjigande me te madhe te detrave! sb

Kujtojme se vete kryeministri permes nje reagimi diten e djeshme e ka cilesuar kete pretendim te opozites si nje fantazi fatkeqe dhe nje lajm terresisht te rreme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY