Integrimi ne Be/Tabaku:Nuk ekziston rrugë e shkurtër drejt BE

Integrimi ne Be/Tabaku:Nuk ekziston rrugë e shkurtër drejt BE

149
0
Shares

Deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka marrë pjesë në seminarin e Vjenës me temë ‘Strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor’, ka zhvilluar një takim me komisionarin Johanes Hahn.

Me ane te një postimi në “Facebook”, deputetja Tabaku, ka përcjellë edhe mesazhin e dhënë sot nga Hahn për vendet e Ballkanit të cilat duan të integrohen në Bashkimin Evropian.

POSTIMI I JORIDA TABAKUT:

Sot në Seminarin e mbajtur në Vienë për “Strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor“, pata një takim me zotin Johanes Hahn i cili mbajti njëkohësisht edhe një fjalim në seminar.

Si në bisedën që patëm ashtu edhe në fjalimin e tij, komisioneri Hahn theksoi se “Strategjia e Ballkanit Perëndimor” duhet të shihet si një shtytje e rëndësishme për ta sjellë sërish zgjerimin në agjendën e BE.  Presidenca e BE 2018 është një mundësi e artë për ta kurorëzuar këtë ëndërrim dhe qëllim të shqiptarëve. Ky ka qene mesazhi që Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit u ka përcjellë vendeve të Ballkanit Perëndimor  në fjalimin e mbajtur në Vjenë në lidhje me Strategjinë e Zgjerimit të BE.

Dëgjova me vëmendje edhe përgjigjet që komisioneri Hahn u ktheu disa prej drejtuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. të cilëve u theksoi qartë se; deliret apo kërcënimet e disave për alternativa të tjera ndryshe nga BE nuk janë rruga e duhur për t’u bërë pjesë e unionit. Një vëmendje të veçante komisioneri Hahn i kushtoi edhe zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një pikë e veçantë e diskutimeve ishte kërkesa e FMN për më tepër përkushtim në qëndrueshmërinë fiskale (përfshirë edhe politikave fiskale) dhe transparencën. Sipas ekspertëve të FMN një politikë fiskale për të qenë efektive dhe e shëndetshme duhet të ketë parasysh tre pika kyçë; thjeshtësinë, fleksibilitetin dhe zbatueshmërinë. Pika që zbulojnë qartazi problemet e sotme të politikës fiskale të Shqipërisë që prodhon më shumë emigrantë se sa një ekonomi të qëndrueshme.

Shoqëruar të gjitha këto me një set institucionesh të pavarura që janë në funksion të mbarëvajtjes ekonomike dhe jo nevojave personale të qeverisë. Fatkeqësisht Shqipëria është ende shumë larg këtyre pritshmërive dhe kërkesave, nevoja për një sistem të konsoliduar, eficente dhe fleksibël fiskal për të stimuluar ekonominë dhe për t’i dhënë hov zhvillimit të vendit është më i madh se sa nevojat e vogla të një grushti qeveritarësh që punojnë për xhepin e tyre.

Shqipëria ka një shans të art në qershor 2018 për të fituar statusin, ka dëshirën e shqiptarëve dhe vullnetin e opozitës dhe miqve tonë në BE. Por i takon qeverisë që të zbatojë kriteret e vendosura në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta për të arritur në objektivin e synuar për 27 vite me radhë.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY