Spanjë, shqiptarja e zhdukur prej 3 vjetësh, nëna jep alarmin

Spanjë, shqiptarja e zhdukur prej 3 vjetësh, nëna jep alarmin

103
0
Shares

Asnjë gjurmë për shqiptaren Sibora Gagani, e zhdukur prej 3 vitesh në Spanjë. Familja ka dhënë alarmin dhe së fundi i është drejtuar emisionit “Chi l’Ha Visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë.
Vazja ishte 22 vjec kur u zhduk dhe nuk u mor më vesh asgjë rreth saj. E reja jetonte në Itali, por u transferua në Andalusi me të dashurin e vet. Sipas mamasë, ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas saj u zhduk. Fshiu profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm.
 “Sibora Gagani, 22 vjec punonte si bariste. U transferua me të dashurin në Torremolinos, në Andalusia (Spagna). Pasi i tha të ëmës me telefon se do të martohej, nuk pati më asnjë komunikim me të. Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete”- ka treguar nëna.
Skeda e Siborës
Seksi: F
Mosha: 22 (në momentin e zhdukjes)
Kombësia: shqiptare
Sytë: Kaf
Flokët: Kaf
Shenja të veçanta: disa tatuazhe, një datë në njërin krahë, një yll dhe gërmën “A” pas qafës, një yll në këmbë dhe një tatuazh edhe në shpinë.

sibora-gagani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY