FOTO/ Vrau gruan, Çelnik Shaholli rrëfen momentin: E shtyva dhe kur ra...

FOTO/ Vrau gruan, Çelnik Shaholli rrëfen momentin: E shtyva dhe kur ra në tokë ia…

198
0
Shares

Ka dalë para gjykatës së Durrësit Çelnik Shaholli, i cili të premten vrau bashkëshorten e tij 40-vjeçare, nënë e 6 fëmijëve. 42-vjeçari njihet me masën e sigurisë.

Në gjykatë ai ka shprehur pendesë për veprimin, duke u kërkuar falje gjashtë fëmijëve të tij.

“E shtyva dhe kur ra në tokë ia përplasa kokën në dysheme disa herë”, ka thënë në sallën e gjyqit 43-vjeçari Shaholli nga Maliqi i Korçës e me banim në Durrës.

Në seancën ku mori masën arrest me burg, ai nuk kishte asnjë familjar të tijin.

Më herët, prokurorja e çështjes Rabjana Halili kërkoi largimin e gazetarëve nga salla me arsyetimin e ruajtjes së hetimeve.

Mbrëmjen e së premtes Adriana Shaholli 42 vjeçe, nënë e një djali dhe 5 vajzave gjeti vdekjen në spital nga plagët e marra në kokë si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, një i papunë dhe përdorues i rregullt i alkoolit që për shkak të xhelozisë së sëmurë i kërkonte viktimës dhe të braktiste punën e të qëndronte mbyllur në shtëpi pavarësisht se ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen nga puna e gjetur vetëm pak muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY