Qeveria: Shqipëria e gatshme të presë emigrantë

Qeveria: Shqipëria e gatshme të presë emigrantë

120
0
Shares

E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian. Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda konfirmon për Televizonin Klan se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët.

“Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE-së, apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve”.

Do t’i takojë qeverisë shqiptare të marrë një vendim nëse nga Brukseli do të kërkohet që në Shqipëri të ngrihet një kamp emigrantësh. Sipas Zv/Ministres së Brendshme vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.

“Nëse një gjë e tillë do të kërkohet qeveria shqiptare do të marrë një vendim të tillë. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantë të tillë”.

Media prestigjioze ndërkombëtare duke cituar burime brenda BE-së shkruajtën se përzgjedhja e Shqipërisë apo Maqedonisë bëhet për të dekurajuar emigrantët, pasi kalimi në shtetet anëtare do të jetë i vështirë.

Që prej Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm me një fluks në rritje muajt e fundit.

Pak ditë më parë çështja e emigrantëve ishte një nga temat kryesore të takimit mes Kryeministrit Rama dhe kancelarit Austriak, Sebastan Kurz, i cili premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë në përballimin e kësaj çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY