Spanjë, shkatërrohet banda e grabitësve, 15 shqiptarët bien në pranga

Spanjë, shkatërrohet banda e grabitësve, 15 shqiptarët bien në pranga

107
0
Shares

Policia e Spanjës, në rajonin e Katalonjës, i ka arrestuar të premten 15 persona të dyshuar për vjedhje në zonën e autostradës që shpie nga La Jonquera në Tarragonë, në afërsi të Barcelonës.

Ata janë kapur në flagrancë nga kamerat duke kryer vjedhje ndaj turistëve të huaj në Spanjë.

 

15 personat, siç raporton mediumi El Periodico, janë me origjinë nga Kosova.
Policia ka thënë se të arrestuarit kanë kryer një numër të madh të vjedhjeve në disa vende evropiane, përcjell Insajderi.

Ndërkaq, pesë komponentë të tjerë të grupit janë jashtë vendit dhe Policia nuk ka mundur t’i arrestojë. Arrestimet u zhvilluan më 6 qershor në qytetet: Castelldefels, Badalona, Barcelona dhe Vilanova.

Megjithatë, vetëm gjashtë prej të arrestuarve kishin leje banimi në Katalonjë, ndërsa pjesa tjetër jetonte në hotele, duke përdorur dokumentacion të rremë, ose shpesh ndryshonin vendin e tyre të banimit.

Të arrestuarit akuzohen për krim të organizuar, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe, në një rast, vjedhje me kërcënim. Në pesë bastisjet ndaj tyre, janë gjetur shuma të mëdha materiale të parave. Ekspres

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY