KPA konfirmon: Adriatik Llalla i shpëton Vetting-ut

KPA konfirmon: Adriatik Llalla i shpëton Vetting-ut

127
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), vendosi sot, që ish-kryeprokurori Adriatik Lalla nuk do ti nënshtrohet procesit të Vetting-ut. Ky vendim erdhi pas ankimimit të të njëjtit vendim të më se tre muajve më parë të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Seancat e mëparshme, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes.

Ndërkohë avokati Sokol Hazizaj kundërshtoi dhe kërkoi lënien në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë ishte në përmbajtje të së drejtës. Ai tha se klienti i tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi, rivlerësimi ndërpritet. Mes të tjerash avokati tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi është akt sublim, ndërsa shtoi se ish-kryeprokurori i hapi rrugë të tjerëve.

Seanca gjyqësore nga KPA erdhi pasi  më se tre muaj më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi  ndërprerjen e Vetting-ut për Adriatik Llallën, pak ditë pasi ai refuzoi të marrë një pozicion në Gjykatën e Apelit siç ia jep edhe ligji për Prokurorinë.

“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12. 02. 2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot KPAkonfirmoi që Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet Vetting-ut.

Gjithashtu KPA ka vendosur të ndalojë emërimin e Adriatik Llallës në detyra të larta për një periudhë prej 15 vitesh. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY