Shënohet viktima e katërt nga gripi, 76 vjeçari i shtruar prej një...

Shënohet viktima e katërt nga gripi, 76 vjeçari i shtruar prej një jave

55
0
Shares

Shkon në 4 numri i viktimave nga virusi i gripit që ka prekur prek kohës vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. K., 76 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 5 janar me diagnozë “Pneumonia dexter at insufiçencë Respiratore”, dhe me sëmundje shoqëruese, SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike), Diabetues Mellitus, Status Post By-Pass.
Raportohet se në përgjigje të mostrave ekzaminuara nga ISHP ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të stinës AH3N2, ka ndërruar jetë në mbrëmje të datës 11/01/2017.
Ky është rasti i katërt i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara ishin ata të datës 5 janar dhe 11 janar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY