EMRI/ Itali, rrihet dhe flaket në rrugë nga makina, vdes në spital...

EMRI/ Itali, rrihet dhe flaket në rrugë nga makina, vdes në spital prostituta 20-vjeçare shqiptare

320
0
Shares

Një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes.

Mësohet se vajza e re, ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.

Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut.

Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm pasi në trup kishte shenja goditje.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për policinë se “Dikush hodhi një person nga makina e tij dhe u arratis”.

Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Mecani  hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.

Megjithatë duket qartë, se ai apo ata që e hodhën në rrugë e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë.

Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza.

Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY