MOTI/Java që vjen, temperaturat do t’ju surprizojnë

MOTI/Java që vjen, temperaturat do t’ju surprizojnë

127
0
Shares

Java që vjen do të ketë surpriza të reja ndërsa që pritet të nisë me temperatura të larta. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikon se në bregdet temperaturat pritet të arrijnë deri në 28 °C, ndërsa në vendet e ulëta deri në 31 °C. IGJEUM parashikon një rritje të lehtë të rrezikut nga zjarret në qarqet Fier, Vlorë dhe Korcë.

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare. Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

TEMPERATURA

Nesër (e hënë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY