Luana Vjollca flet për herë të parë për babanë, i vdiq kur...

Luana Vjollca flet për herë të parë për babanë, i vdiq kur ishte…

2770
0
Shares

Show girl i njohur i Top Channel, Luana Vjollca ka folur për herë të parë për të atin e saj në emisionin xing me Ermalin. E emocionuar por edhe e rezervuar ajo tregoi se nuk ka folur asnjeherë për të dhe se ajo në fakt nuk arriti ta njihte.

“Babai vdiq shumë herët. Unë isha 12 vjec dhe ishim katër motra me nënën, ndërkohë që babai iku. Unë nuk e njoha se isha shumë e vogël. Kjo bëri që nëna jonë të merrte kaq shumë rëndësi. Edhe e vetme ajo ia doli të na rriste”, tha Luana.

Ndërkaq në vijim bukuroshja ekranit më të madh në vend tha se Marina ka qenë gjithnjë e preferuara e mamit.

“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”, u përgjigj Luana, referuar historisë që tregoi pak më parë që Marina kur ishin në 8-vjeçare i rrihte djemtë.

Duke qenë një nga femrat më seksi të shoëbizit, Luana Vjollca është akuzuar shpesh për operacione plastike, një herë shkruajnë se ka bërë të pasmet, një herë gjoksin. Mirëpo Luana sot e ftuar në “Xing me Ermalin” ka pranuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”, u shpreh Luana dhe u çua në këmbë. “Prapë njerëzit do flasin, po nuk di si ta vërtetoj, më zhvishni”, tha këngëtarja duke qeshur.

“Kanë folur shumë për mua, por unë vazhdoj eci përpara dhe as nuk i përgjigjem se nuk kam dëshirë, por kjo është hera e parë që flas për këtë pjesë se është bërë kaq shumë ky muhabet sa po besoj edhe vetë që jam e bërë”, u shpreh Luana.

Moderatorja dhe këngëtarja më e komentuar në shoëbizin shqiptar, Luana Vjollca është e ftuar mbrëmjen e sotme për herë të parë në “Xing me Ermalin” duke ardhur kështu për herë të parë edhe në TV Klan. Duke qenë se Luana gjatë gjithë karrierës së saj është komentuar shumë për jetën private e sidomos vitet e fundit për lidhjen me Krenar Çoçajn, ajo ka zgjedhur të flasë sot në Xing.

“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”, u shpreh Luana dhe vazhdoi të flasë.

Mirëpo për shkak të një problem teknik zëri i saj nuk u transmetua, ndonëse nga veprimet e Luanës shihej se ajo po fliste me shumë passion për lidhjen e dashurisë. “Deri këtu ke arritur?”, e pyeti Ermali i habitur duke i lënë të gjithë kuriozë së çfarë tha Luana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY