31-vjeçari Xhafer Mata e ka pritur që herët në mëngjes ish-të dashurën e tij pranë shtëpisë së saj. Kur 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni u nis për në provimin e maturës, ai e ndali në rrugë.
Në disa pamje të fiksuara nga kamerat e sigurisë që janë pjesë e dosjes së grupit hetimor të siguruara nga Tv Klan, hidhet më shumë dritë mbi vrasjen e dysfishtë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet mëngjesin e së premtes.
Është ora 08:13 minuta e mëngjesit, por ora e kamerave të sigurisë ka një gabim prej një ore me vonesë. Duket se gjithçka është e qetë. Te lulishtja shihet një vajzë e veshur me të zeza që shpejt hidhet në të djathtë të rrugës. Kjo është pikërisht maturantja e gjimnazit “Qemal Stafa”.
Pas saj, i veshur me të kuqe e ndjek me vrap 31-vjeçari Xhafer Mata. Ai e arrin në anën tjetër të rrugës ku nis debati mes tyre.
Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve. Më pas shihet se njerëzit lëvizin në mënyrë kaotike pasi Xhafer Mata ka qëlluar ndaj vajzës së re. Pasi krimit ai shihet teksa bën lëvizje kaotike në trotuar.
Pasi afrohet tek një lokal pranë vendit të ngjarjes, ai ka qëndruar pak momente por është i rrethuar nga policia. Në këtë lulishte 31-vjeçari qëlloi veten.
Në pak momente aty mblidhen dhjetra njerëz, ndërsa policia vendos shenja kufizuese me shirit për të penguar hyrjen e njerzve në vendin e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/