Abuzimi i Policisë së Tiranës, dy standarde për hashashin

Abuzimi i Policisë së Tiranës, dy standarde për hashashin

168
0
Shares

Policia e shtetit duket se vepron me dy standarde me përdoruesit e hashashit. Në kryeqytet ndodh që për të njëjtën sasi të kapur, një komisariat të arreston, ndërsa një tjetër të procedon në gjendje të lirë.

Më 9 prill, komisariati nr. 1 konstatoi në Farkë një 20-vjeçar me 4 doza kanabisi. Ky i fundit u procedua në gjendje të lirë, por po një i njëjti komisariat, një 27-vjeçar tjetër, të cilin e konstatoi po me 4 doza hashashi në sheshin “Nënë Tereza”, e arreston në flagrancë.

Komisariati nr. 1 ka arrestuar të rinj edhe me 2 doza hashashi, duke hedhur dyshime mbi selektivitet, apo veprime korruptive. Por standarde të dyfishta vërehen dhe në komisaritet e tjera të Tiranës.

Të dielën edhe një femër 19-vjeçare u arrestua me vetëm 2 doza hashash. Standarde të dyfishta apo abuzime të tilla konstatohen dhe nga ekspertët.

“Kam një rast konkret për një person që dyshohet për vjedhjen e një celulari, është trajtuar gjatë gjithë kohës si arrest në flagrancë, kur personi ka qenë në shtëpi në gjumë. Nuk mund të shkojnë policët pas 12 orësh dhe të mos gjejnë asnjë provë materiale, në këtë rast telefoni, dhe vetëm mbi kallëzimin e një personi, ta referojnë në flagrancë”, shprehet avokati Ilia Kondo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY